Të fundit

OVL dënon arrestimin e Osman Selmanit nga autoritetet serbe: Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë, nuk figuron si veteran

OVL – UÇK, ka reaguar lidhur me arrestimin e Osman Selmanit nga autoritet serbe, të cilit, Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

OVL – UÇK, e ka dënuar arrestimin e Selamnit, dhe ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa bazë faktike apo ligjore.

‘’ Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së.  Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër’’, thuhet mes tjerash në reagimin e OVL’së.

Postimi:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon arrestimin e qytetarit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe dhe hedh poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa bazë faktike apo ligjore.

Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së.

Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër.

Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë. Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci