Të fundit

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të u sfiduan më shumë se kurrë gjatë qeverisjes së fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë.

Meliza Haradinaj, ish ministrja e Jashtme e Kosovës e ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se marrëdhëniet e Kosovës më SHBA-të janë më shumë se bilaterale.

“Marrëdhëniet tona nuk janë vetëm marrëdhënie si i kanë shtetet fqinje, janë aleancë, janë shumë më shumë se sa marrëdhënie bilaterale”, tha fillimisht ajo.
Tutje, Haradinaj tha se Kosova në vitet e fundit ka sfiduar marrëdhëniet e saj me SHBA-të.

“E kam thënë disa herë, po e përsëris edhe sot, asnjëherë më shumë se këto vitet e fundit specifikisht në këtë qeverisje të fundit nuk e kemi sfiduar këtë transformim të kësaj marrëdhënie jetike ekzistenciale që kemi me SHBA-të. Kam shërbyer me qeveri të tjera ku kemi pasë mospajtime me SHBA-të, ju kujtohet në kohën e taksës 100% ku na kërkonte me ngulm asokohe administrata Trump që të heqim atë taksë dhe të fillon rrjedhja e një dialogu më të intensifikuar me Serbinë, në asokohe ishte edhe rreziku edhe nga Kosova, rajoni edhe nga agjenda të tjera i shkëmbimit të territoreve. Prandaj edhe pse nuk e hoqëm taksën 100%, SHBA-ja asokohe mbaj mend gjenerali Matis i tha ish-kryeministrit Haradinaj po, për transformimin e FSK-së”, tha ajo.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci