Të fundit

Presin rezultatet – AUV pa përgjigje për qumështoren “Vita”

Komisioni inspektues i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konstatuar se fabrika për përpunimin e qumështit “Vita” në Istog ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në produktet e qumështit. Zyrtarët e AUV-së thanë se rezultatet përfundimtare priten pas analizave laboratorike.

Shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar në AUV, Eroll Shehu, tha se inspektimi në fabrikën “Vita” është kryer më 2 korrik, në bashkëpunim me njësitë e tjera inspektuese dhe në zbatim të vendimit të ministrit. Të shtunën para mediave ai theksoi se po i presin rezultatet e analizave, tek shtoi se “inspektimi ka qenë transparent”.

Udhëheqësi i Zyrës së AUV-së në Prizren, Durak Zyrapi, tha se komisioni, bazuar në gjetjet e inspektorëve në terren, ka konstatuar shkelje të vendimit të Ministrisë nga ana e subjektit.

“Ne si komision kemi konstatuar, në bazë të gjetjeve të inspektorëve që kanë qenë në terren, se subjekti në fjalë ka thyer vendimin e ministrit, ku ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe gjërave të tjera në fabrikat e përpunimit të qumështit. Ky ka qenë konstatimi fillestar i komisionit”, tha Zyrapi.

Pa u bërë 24 orë nga inspektimi kompania po më 2 korrik njoftoi ndërprerjen e punës në qumështore. E drejtori i përgjithshëm i qumështores “Vita”, Arton Spahija, ka thënë se bordi e kishte marrë këtë vendim.

“Desha t’ju njoftoj se vendimin për pezullimin nuk e ka marrë as ministria, por nuk e ka marrë as AVUK-u. Këtë e kemi marrë neve si bord. Arsyeja e këtij vendimi ka qenë se janë marrë mostra të qumështit Vita, 3-2 me pretendim të analizës”, ka thënë Spahija.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci