Të fundit

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jasharaj nga Prekazi më 1998, pritet të përfundojnë së shpejti.

Në një konferencë për media të hënën, Kryeprokurori i Speciales tha se rasti është “i ndjeshëm dhe kërkon maturi”.

“Hetimet në rastet që lidhen me lagjjen dhe familjen Jashari, së shpejti do të finalizohen”, tha Isufaj.

“Hetimi do të përfundojë shumë shpejt, pastaj të shohim. Ky hetim është shumë sensitiv, shumë i ndjeshëm dhe kërkon maturi. Thjesht, ne po e bëjmë atë punë. Nuk mund të them asgjë më tepër, përveçse hetimi është në përfundim”, u shpreh Isufaj.

Në një përmbledhje të punës së Prokurorisë Speciale në vitin e fundit, ai përmendi dy operacione të rëndësishme të zhvilluara për krimet e luftës.

“Vlen të përmendet se këtë vit janë realizuar dy operacione të rëndësishme lidhur me krimet e luftës. Në këtë drejtim, në rastet që lidhen me Masakrën e Reçakut janë arrestuar pesë persona si të dyshuar për krime të luftës. Po ashtu, pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e Syriganës në Skenderaj”, tha Isufaj.

Masakra në familjen Jasharaj të Prekazit më 1998, është një nga krimet më të rënda të kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.

55 persona mbetën të vrarë, 22 prej të cilëve, familjarë të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari, i cili prej kohësh ishte bërë cak i shtetit serb. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci