Qumështorja VITA ka njoftuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ia ka përcjellë sot rezultatet e mostrave të produkteve të saj, sipas të cilave nuk janë konstatuar mospërputhje lidhur me praninë eventuale të vajit të palmës dhe qumështit pluhur.
Rezultatet kanë të bëjnë me mostrat e kërkuara gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm të datës 2 korrik 2026, të cilat ishin marrë më herët nga Inspektorati Veterinar dhe ishin testuar në Laboratorin Veterinar dhe të Ushqimit të Kosovës.
Sipas njoftimit, testimet janë bërë “për prezencë eventuale të vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit VITA, HOLLA MILK DHE DJATHË I BARDHË”.
“Ne baze të rezultateve të leshuara nga LUV për produktet e testuara nuk jane konstatuar jo-perputhshmeri me kerkesat e vendimit te Ministrise te MBPZHR Nr. 1364 te dates 12.05.2026”, thuhet në emailin e AUVK-së.
