Presidenti amerikan, Donald Trump sot u është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë.
Lidhur me Iranin, Trump thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të “fitojnë në një mënyrë ose në një tjetër”, raporton Sky News.
“Ose do të bëjmë një marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën”, është shprehur ai, duke shtuar se “nuk do të jetë e vështirë ta përfundojmë punën”.
Presidenti amerikan tha se do të preferonte të bënte një marrëveshje sesa të “ndikonte 91 milionë njerëz”.
