Të fundit

Terras nga Prishtina: E ardhmja e Kosovës është në BE, por duhen reforma

Raportuesi për Kosovën në Parlamentit Evropian, Riho Terras, ka zhvilluar të martën takime me zyrtarë të lartë në Prishtinë, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e integrimit evropian.

Përmes një postimi në platformën X, Terras njoftoi se është takuar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.

“Përshëndetje nga Prishtina! Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian”, shkroi Terras.

Ai ritheksoi se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por theksoi se rruga drejt anëtarësimit kërkon vazhdimin e reformave.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë”, shkroi eurodeputeti estonez.

Vizita e Terrasit në Kosovë vjen në një periudhë kur vendi synon avancimin e procesit të integrimit evropian dhe pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci