Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu tha se do ta ftojë seancën konstituive të Kuvendin të Kosovës, sipas afateve të parapara me kushtetutën e vendit.
Haxhiu, në një njoftim pas certifikimit të rezultateve zgjedhore të mërkurën, tha se do t’i ndërmarrë veprimet në përputhje me përgjegjësitë që ia delegohen nga pozita.
“Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”, tha u.d. presidentja.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, u shpreh ajo.
“Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”
Kushtetuta përcakton mbajtjen e seancën konstituive në një afat prej 30 ditëve prej ditës së certifikimit të rezultateve zgjedhire. Ky afat fillon nesër më 9 korrik dhe përfundon më 7 gusht 2026.
