Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të kryejnë sulme të tjera ndaj Iranit sonte gjatë natës.
Duke folur për gazetarët në krah të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë samitit të NATO-s në Ankara, Trump tha se ushtria amerikane kishte goditur Iranin “shumë fort” një natë më parë.
“Ne i goditëm shumë fort mbrëmë, shumë, shumë fort”, u shpreh Trump, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Ai shtoi se SHBA-ja “ndoshta do t’i godasë fort përsëri sonte”.
Sipas presidentit amerikan, ai i kishte dhënë Iranit një paralajmërim paraprak për veprimet e reja ushtarake.
“U dhashë një paralajmërim të vogël. Do t’i godasim fort përsëri sonte”, tha Trump.
