Zyra e Kryeministrit të Kosovës i ka marrë dy automjete xhip (SUV) me qira për tri vitet e ardhshme.
Kryeministri tashmë ka bërë gati kontratën për të marrë me qira dy automjete, të llojit Xhip (SUV).
Rreth 60 mijë euro ka ndarë për këtë tender dhe vlen për një periudhë 36 mujore.
Sipas dosjes, data e nënshkrimit të kontratës është caktuar të bëhet nesër, më 10 korrik.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 65 mijë euro, por që atë e ka fituar kompania që ka ofertuar me një çmim pak më të lirë.
“Marrja e automjeteve me qira për nevojat e ZKM-së, vlera e përgjithshme e kontratës është 58,968.00 euro”, thuhet në dosjen e tenderit.

Vetëm një operator privat ofertoi në tenderin e Zyrës së Kryeministrit për marrjen me qira të dy veturave.

