Të fundit

Hamza pranon ftesën e Kurtit, takimi zhvillohet nesër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pranuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Hamza ka deklaruar se ka pranuar ftesën e Kurtit për takim.

Ai ka bërë të ditur se takimi do të mbahet nesër me fillim nga ora 09:00.

“Ja ktheva shkresën që PDK-ja është e gatshme të takohet nesër me Kurtin në ora 09:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tha se për shkak të seriozitetit të situatës, takimet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duhet të bëhen në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme.

“Prandaj duke e ditur seriozitetin e situatës, mendoj që secili prej nesh duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme e serioze, duke filluar prej ftesës. Duke filluar prej ftesës, ftesa duhet të dërgohet në mënyrën, që me u dërguar nga kryetari i partisë më të madhe të mundshme të siguruar në Kuvendin e Kosovës, dhe të mbahet në objektet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Datat e propozuara ka qenë sot, ora 17:00, dhe janë datat nesër në ora 8:00, në ora 9:00, ose ora 18:00. Sigurisht se unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë institucionale. Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se me folë për pozitat, e kam thënë dhe po e ripërsëris, është tepër e rëndësishme prioritetet, vizioni për qeverisjen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës t’i ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë një kryetar të Kuvendit apo presidentin apo çfarëdo qoftë”, tha Hamza.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci