Sektori Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Operacioni policor është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 23.05.2026 në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë.
Personat e arrestuar janë:
“Gj.K., mashkull, 35 vjeç;
D.B., mashkull, 21 vjeç”, njofton policia.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
