Një incident i rëndë ka alarmuar qytetin e Ferizajt të premten.
Një person ka sulmuar me thikë dy persona në afërsi të objektit kryesor të Postës në qendër të qytetit.
Dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, tha sot zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
Veseli tha se autori është arratisur.
“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të postës qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësor”, deklaroi Veseli.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit. /Paparaci.com
