Të fundit

Ish-kryetari i Vetëvendosje, Ymeri: LVV ka marrë para nga Devollët

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është financuar në të kaluarën nga familja Devolli.

Ai tha të dielën në emisionin VV Show se Korporata Devolli, në pronësi të familjes Devolli nga Peja, e kishte financuar fushatën e LVV-së në vitin 2010.

“Raporti i Vetëvendosjes me familjen Devolli ka qenë me ngritje dhe rënie. Për një kohë të gjatë, [LVV] ka marrë edhe fonde nga Devollët për fushata, dhe këtë e ka dëshmuar edhe Florin Krasniqi, i cili ka qenë në takim aty. Në takim ka qenë edhe Albin Kurti”, tha Ymeri.

“Vetëvendosje ka marrë para për fushatë, në vitin 2010. Nuk kam marrë pjesë unë në ato takime, por e di që ka marrë para”, tha ai.

Tutje, Ymeri shpjegoi historikun e raporteve të Vetëvendosjes me familjen Devolli.

“Pastaj, kjo si marrëdhënie në publik ka filluar të shfaqet si marrëdhënie problematike, pasi nga Vetëvendosje, familja Devolli është shndërruar si një armik”, u shpreh Ymeri.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci