Të fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot në fshatin Llazicë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili bëri të ditur se tre persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

“Rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjërit prej tyre nuk është hospitalizuar (janë liruar për në shtëpi). Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, bëri të ditur Elezaj.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci