Të fundit

Mësohet identiteti i të arrestuarit për kanosjen e Kurtit, është 72-vjeçar

Kadri Xhemaili, 72-vjeçar, është i dyshuari për kanosjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i arrestuar të dielën në pikën kufitare të Stançiqit.

Xhemaili dyshohet se banon jashtë Kosovës. Ai është me prejardhje nga Kumanova.

Pas ndalimit në kufi, 72-vjeçari është dërguar në ndalim prej 48-orësh me urdhër të një prokurori special, njoftoi sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Kadri Xhemaili, 72-vjeç

Ai dyshohet për veprën penale “dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, pasi dyshohet se në tetorin e vitit të kaluar kishte kërcënuar kryeministrin në detyrë përmes një shkrimi në rrjetet sociale./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci