Të fundit

QKUK: 70 persona kërkuan ndihmë në Infektivë për shkak të helmimit, 22 të hospitalizuar

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se nga 10 korriku kanë filluar të paraqiten pacientë me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi.

Sipas njoftimit të Klinikës, pacientët janë paraqitur me simptoma si ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diarre, ndërsa ankesat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit.

Nga 10 deri më 13 korrik 2026, në Klinikën Infektive kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 70 persona.

“Prej tyre, 22 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm”, ka njoftuar Klinika.

Të gjitha rastet e hospitalizuara, sipas QKUK-së, janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), si dhe janë regjistruar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse.

“Pacientët e hospitalizuar janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, në përputhje me gjendjen e tyre klinike”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Rasti vjen pas raportimeve për dyshime për helmim nga ushqimi tek persona që kanë konsumuar sandviçë në një nga pikat e rrjetit “Sach Pizza” në Prishtinë.

Për rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka bërë të ditur për Telegrafin se ka pranuar informacionet lidhur me helmimin e disa personave dhe se prokurori i shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci