Të fundit

Plani sekret i Izraelit për Ahmadinexhadin

Shërbimi sekret izraelit, Mossad, zhvilloi për vite me radhë një operacion të fshehtë për të kultivuar marrëdhënie me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinexhad, me synimin që ai të luante një rol kyç në një skenar për ndryshimin e regjimit në Iran.

Kështu thuhet në një investigim të publikuar nga New York Times, i cili citon zyrtarë amerikanë dhe iranianë në dijeni të operacionit.

Sipas raportimit, përpjekjet kulmuan në fund të shkurtit të këtij viti, në ditët e para të luftës mes Izraelit dhe Iranit, kur Mossad organizoi një operacion për ta nxjerrë Ahmadinexhadin nga Teherani dhe për ta çuar në një vend të sigurt.

Gazeta shkruan se plani dështoi, pasi ish-presidenti iranian u tërhoq nga bashkëpunimi dhe më vonë u largua nga vendi ku mbahej. Aktualisht, sipas burimeve të cituara nga NYT-ja, ai ndodhet në arrest shtëpiak nën mbikëqyrjen e inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike.

Investigimi pretendon se kontaktet mes Mossad-it dhe Ahmadinexhadit nisën disa vite më parë dhe përfshinë takime sekrete gjatë vizitave të tij në Budapest në vitet 2024 dhe 2025.

Gazeta shkruan se në një prej këtyre takimeve mori pjesë edhe ish-drejtori i Mossadit, David Barnea

Sipas raportimit, Izraeli e konsideronte Ahmadinexhadin një figurë që mund të drejtonte Iranin në rast të rrëzimit të regjimit aktual. Në të njëjtën kohë, operacioni parashikonte edhe mbështetje për grupe opozitare kurde që veprojnë në veri të Irakut, plan që gjithashtu nuk u realizua.

New York Times shkruan se, pas largimit nga posti i presidentit, Ahmadinexhadi kishte zbutur retorikën e tij publike dhe kishte shprehur ambicie për t’u rikthyer në pushtet.

Sipas burimeve të gazetës, ai u kishte thënë bashkëpunëtorëve të afërt se, nëse do të rikthehej në krye të Iranit, do të ishte i gatshëm të njihte Izraelin dhe të normalizonte marrëdhëniet në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci