Kryetari i AAK-së ka vizituar sot një biznes familjar në Rahovec, ku ka theksuar se rritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro është një masë e domosdoshme për të mbështetur bizneset e vogla dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.
Sipas tij, nga bisedat me pronarin e biznesit është bërë e qartë se pragu aktual prej 30 mijë eurosh po u krijon vështirësi bizneseve familjare, duke penguar rritjen dhe funksionimin e tyre.
Ai tha se kjo është arsyeja pse AAK-ja e ka përfshirë rritjen e pragut të TVSH-së në mesin e kushteve të saj, duke e cilësuar atë si një hap konkret për çlirimin e ekonomisë dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për sipërmarrësit.
Në fund, ai ritheksoi se AAK-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur bizneset që, sipas tij, mbajnë gjallë ekonominë dhe vendin.
