Të fundit

Trump: Irani do të “goditet rëndë” të hënën dhe të martën

Donald Trump ka thënë se Irani do të “goditet rëndë” sonte dhe nesër.

Ai i bëri këto komente në një intervistë me komentatorin politik konservator Hugh Hewitt, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se “Mali i Kazmës” i Iranit do të jetë ndër objektivat.

Trump i tha Hewitt: “Do ta shkatërrojmë Malin Pickaxe. Thuaju iranianëve të jenë gati. Po e vëzhgojmë nga afër [Malin Pickaxe]. Nuk shohim asnjë aktivitet atje. Nuk po shkojnë mirë me situatën e tyre bërthamore”.

“Sa herë që dëgjojmë për këtë, e hedhim në erë. Kështu që nuk u pëlqen të flasin për të. Por ndoshta do ta provojmë Pickaxe-n relativisht shpejt”, shtoi presidenti amerikan.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci