Të fundit

Pacientët me kancer metastatik pa terapi prej tre muajsh, SHSKUK-ja hesht

Terapia për pacientët me kancer metastatik e që kushton nga 1.500 deri në 1.900 euro për një cikël trajtimi, që tre muaj nuk gjendet në Klinikën e Onkologjisë.

Palbociclib është ilaç që përdoret për trajtimin e pacienteve me kancer metastatik të gjirit për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes.

E pavarësisht mungesës së vazhdueshme, as Klinika e Onkologjisë dhe as Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës nuk kanë dhënë sqarime se pse furnizimi po vonohet dhe kur pritet të rifillojë dhënia e kësaj terapie.

Ylfete Gashi, e cila trajtohet me Palbociclib, ka thënë se pacientët nuk kanë marrë asnjë njoftim nga klinika, ndërsa shpresa e vetme për ta mbetet që terapia të arrijë sa më shpejt.

“Terapinë unë, dmth, që 1 muaj e tash nëse nuk vjen, hyj në muajin e dytë. Kur e kam marrë unë terapinë, të nesërmen veç u kanë mungesë, dmth të tjerët pacientë nuk e kanë marrë as të majit, qershorit, e dmth hyjmë edhe në korrik. Se e dini qysh është gjendja, çmimet janë shumë të mëdha. Hajt, disi ia bën, po po mbajmë shpresë që po vjen në klinikë”, ka thënë pacientja Gashi.

Edhe pacientja tjetër, Kimete Hoxha, ka thënë se këtë javë e ka të planifikuar të shkojë për kontroll në Klinikën e Onkologjisë, ndërsa shprehet e shqetësuar se gjendja e saj po përkeqësohet çdo ditë.

“Jo, zgjidhje s’kam bërë, se të hënën kam m’u kthy në Prizren për t’i bërë analizat, me shiku sa m’u kanë rritur vlerat ose a i kam hup a kanë stagnu. Edhe të mërkurën kam me shku në Onkologji se kam kontroll, se e marr edhe Zometën. E veten çdo ditë e ma lodhët, jam t’u e ndie, çdo ditë e ma keq, po çka me ba tash, të shoh në bazë të analizave”, ka thënë Hoxha.

Shenja të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore thotë se ka filluar të vërejë edhe një paciente tjetër, e cila nuk ka mundësi ta blejë terapinë me mjete vetanake.

“Jam lodhur shumë, nuk kam më fuqi. Po e vërej se gjendja po më rëndohet. Një muaj e sigurova terapinë privatisht, por nuk kam mundësi ta vazhdoj edhe muajin tjetër. Është shumë e vështirë të sigurohen rreth 1.600 euro çdo muaj”, ka thënë një paciente, në kushte anonimiteti./koha

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci