Të fundit

Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

Zejnullah Gashi u dekretua të martën në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke e plotësuar boshllëkun pesë-vjeçar në këtë pozitë.

Urimin e parë, ai e pranoi nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila e priti në takim në Zyrën e Presidentit për t’ia dorëzuar zyrtarisht dekretimin.

Në të njëjtën ditë, nga rrjetet sociale, atij i erdhi një urim edhe nga nipi i tij Orhan Bislimaj, një hoxhe nga Prizreni që mban pozitën e Kryeimamit të Bashkësisë Islame në këtë komunë.

“Shumë urime e suksese per z. Zejnullah Gashin, kryeprokurorin e ri të shtetit të Republikës së Kosoves”, shkroi Bislimaj në një postim në rrjetin social Facebook të martën.

“E njohim nga afër, eshte njeri i kompletuar, personalitet kredibil, i zellshëm, me integritet profesional, familjar, pa dyshim përzgjedhja më e mirë”, tha ai. “Urime daja Zejn, ju prift e mbara..!”.

Zejnullah Gashi, deri dje Kryeprokuror i Prokurorisë së Prishtinës, u emërua Kryeprokuror i Shtetit pasi u vlerësua me më së shumti pikë nga Paneli Vlerësues i Përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, ndonëse intervistimi i tij para panelit nxiti shumë pikëpyetje mbi përgatitjen e tij profesionale.

Ai do të ketë mandat shtatë-vjeçar në krye të Prokurorisë së Shtetit.

Kush është Zejnullah Gashi, i nominuari për Kryeprokuror të Shtetit?

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci