Vala e rritjes së çmimit të karburanteve të naftës ka vazhduar edhe të mërkurën, sipas njoftimit të Ministrisë së Tregtisë.
Më 15 korrik, një litër karburant i naftës do të tregtohet për 1.54 euro, njoftoi sot Ministria.
Krahasuar me çmimet e caktuara një ditë më parë, të martën, nafta është shtrenjtuar për 2 cent.
Krahasuar me dy javë më parë, çmimi i naftës rezulton të jetë rritur për gati 20 cent për litër, raporton Paparaci.
Më 28 qershor çmimi i naftës ka qenë 1 euro e 37 centë, derisa sot nafta do të shitet për 1 euro e 54 centë.
