Të fundit

VIDEO | Ylli francez shpërthen! Pas një pyetjeje i ra terr para syve: “Çfarë do, të them se qau?”

Botërori për francezët përfundoi të martën pasi Gjelat u mposhtën në gjysmëfinale të Kupës së Botës nga Spanja me rezultat 2:0, edhe pse konsideroheshin favorit para ndeshjes.

Franca e përfundoi ndeshjen praktikisht pa asnjë rast konkret, pasi nga dhjetë gjuajtje vetëm tri prej tyre shkuan në portë, dhe as ato trija nuk i krijuan shumë punë portierit Unai Simon.

Pas ndeshjes, Rayan Cherki, i cili nuk ka luajtur shumë në këtë Kupë Bote, ishte shumë i sinqertë.

“Spanja ishte më e mirë se ne në çdo aspekt. Na mundën si teknikisht ashtu edhe taktikisht. Gjyqtari? Ndoshta nuk ishte në nivelin e duhur, por nuk mund ta fajësojmë për humbjen. Nuk është ai që na bëri të humbisnim në një mënyrë kaq dominuese sonte”.

Më pas, një nga gazetarët e pyeti për shokun e skuadrës Lucas Digne dhe reagimin e tij në dhomën e zhveshjes pasi ia dhuroi një penallti Spanjës në pjesën e parë.

“Çfarë pret të them në këtë pyetje? Që ai qau në dhomën e zhveshjes? Nuk e kuptoj si mund të bësh pyetje të tilla.”

Më në fund, e pyetën nëse donte të hynte në ndeshje më herët, sepse pati mundësinë vetëm gjatë 20 minutave të fundit të ndeshjes.

“Çfarë mendon?”, pyeti shkurt Cherki, pastaj doli nga zona e intervistave dhe shkoi në dhomën e zhveshjes.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci