Të fundit

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Mes të tjerash, qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e z. Ragmi Dalipi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Nga ana tjetër, qeveria po ashtu miratoi vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të mëposhtme të Komunës së Gjakovës:

Administrimi i objektit të ish-“Bankos”-it për nevoja të administratës së Komunës së Gjakovës, Zona Gjakovë-Qytet, dhe Ndërtimi i Fushës së Futbollit dhe hapësirave rekreative për fshatin Trakaniq dhe fshatrat rreth zonës Trakaniq, Zona Kadastrale Trakaniq.

Gjatë mbledhjes, gjithashtu u miratua vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 11\08 të datës 03.04.2026 për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e  zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, sipas të cilit znj. Ervina Gashi, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit, zëvendësohet nga znj. Besnike Mehmeti, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci