Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti kanë arritur marrëveshje koalicioni qeverisës për legjislaturën e re.
Kështu ka raportuar të mërkurën Koha.
Sipas raportimit, Abdixhiku ishte pajtuar në parim me Kurtin, gjatë takimit që këta të dy zhvilluan të premten. Pjesë e këtij takimi ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.
Dyshja Abdixhiku-Kurti thuhet se janë pajtuar për ndarjen e tri pozitave kryesore të shtetit, megjithatë për të marrë zyrtarizimin, palët po presin zhvillimet brenda LDK-së.
Në marrëveshjen e koalicionit LDK-së i është premtuar zëvendëskryeministri i parë dhe tri ministri, si dhe pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Ndërkaq presidenti pritet t’i takojë Vetëvendosjes.
Në zgjedhjet e 7 qershorit Vetëvendosje, që doli e para, siguroi 53 mandate. LDK-ja, doli e treta dhe fitoi 18 ulëse në Kuvend.
Një marrëveshje mes këtyre dy partive garanton 71 vota. Me deputetët e komuniteteve pakicë sigurohet pragu prej 80 votave për të mundësuar zgjedhjen e presidentit.
