Të fundit

Pesë prokurorë dhe 15 anëtarë stafi serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë e Mitrovicës

Pesë prokurorë dhe 15 zyrtarë e staf mbështetës të komunitetit serb kanë tërhequr dorëheqjet e paralajmëruara më herët në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka bërë të ditur se institucioni ka pranuar rreth 20 njoftime për tërheqjen e dorëheqjeve.

“KPK së fundi ka pranuar në vazhdimësi disa emaila (rreth 20 sosh) dërguar në adresën zyrtare të kryesuesit të KPK-së nga prokurorë dhe staf mbështetës të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilat të njëjtit e kanë informuar kryesuesin lidhur me njoftimet e tyre për tërheqjet e dorëheqjeve të paralajmëruara më herët”, ka deklaruar Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

Sipas listës së siguruar, dorëheqjet i kanë tërhequr prokurorët Jagodinka Nikolić, Radica Milić, Nataša Radović, Danijela Batković dhe Bogdan Spadijer.

Ndërsa nga stafi administrativ dhe mbështetës dorëheqjet i kanë tërhequr Dejan Delibašić, Milica Smigić, Aleksandar Marković, Radica Božović, Suzana Brajković, Saša Trpković, Dejan Hrkalović, Dejan Stojsavljević, Draginja Sofronijević, Aleksandar Miletić, Petar Jeremić, Danijela Arsić, Biljana Pelević, Milenko Radenković dhe Gordana Mitrović.

KPK ka njoftuar se kjo çështje do të diskutohet dhe trajtohet në një nga takimet e ardhshme të Këshillit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci