Të fundit

Tentuan të shisnin parcelën 2-hektarëshe për 1.55 milionë euro me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kanë tentuar të përvetësojnë dhe shesin një parcelë prej rreth dy hektarësh në Sllatinë të Fushë Kosovës, me vlerë mbi 1.5 milionë euro.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, e cila ka siguruar prova se të dyshuarit M.T., L.Sh. dhe M.R. kanë përdorur dokumente të falsifikuara të Serbisë, duke përfshirë pasaportë dhe letërnjoftim në emër të pronarit të vërtetë të parcelës.

Të dyshuarit dyshohet se, përmes këtyre dokumenteve dhe duke prezantuar një person të rremë si person të vërtetë, kanë tentuar që përmes noterit ta tjetërsojnë dhe shesin pronën.

Policia dyshon gjithashtu se e njëjta parcelë është ofruar për shitje ndaj disa blerësve, me vlerë totale prej 1 milion e 550 mijë eurosh, me qëllim përfitimin përmes mashtrimit.

Të dyshuarit janë intervistuar më 17 korrik 2026, në prani të avokatëve, ndërsa me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci