Të fundit

KEDS paralajmëron: Moti i keq mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS Energy ka njoftuar se kushtet e pafavorshme atmosferike, të karakterizuara nga erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet teknike janë angazhuar në terren me kapacitete të shtuara dhe po monitorojnë vazhdimisht gjendjen, me qëllim që të ndërhyjnë sa më shpejt në rast të dëmtimeve në rrjet.

“Kushtet atmosferike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa ekipet tona janë të gatshme për intervenim të menjëhershëm dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim në rast të ndërprerjeve të përkohshme, duke theksuar se prioritet mbetet siguria dhe rikthimi i energjisë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci