Të fundit

Pensionohet gjyqtari i njohur anglez

Anthony Taylor ka njoftuar pensionimin, duke i dhënë fund karrierës 20-vjeçare si arbitër i furbollit.

Ai drejtoi 831 ndeshje gjatë karrierës.

Ndeshja e fundit ishte fitorja 1:0 e Spanjës ndaj Portugalisë në Kupën e Botës.

“Të gjykosh në nivel elitar ka qenë privilegj i madh, por presioni është intensiv dhe shqyrtimi është i vazhdueshëm. Tani është koha e duhur për t’u larguar dhe për të pritur me padurim kalimin në kapitullin tjetër të karrierës sime”, ka shkruar Taylor.

47-vjeçari u promovua në listën e arbitrave të Premier Leagues në vitin 2010 dhe ndau drejtësinë në Kampionatet Botërore të viteve 2022 dhe 2026, si dhe në Kampionatet Evropiane të viteve 2020 dhe 2024.

Në vitin 2020, ai u bë arbitri i parë pas më shumë se një shekulli që drejtoi për herë të dytë finalen e Kupës FA.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci