Të fundit

Misioni special i spiunit të CIA-s për infiltrim në familjen mbretërore të Arabisë

Jonny Gannon ishte me misionin e tij të fundit.

Operativi i kamotshëm i CIA-së kishte zbuluar familjet e spiunëve nga regjimet më shtypëse të Lindjes së Mesme dhe kishte bërë tatuazh fjalën “Argonaut”, homazh për heronjtë e mitologjisë greke.

Në vitin 2023 kishte punë zyresh në Washington dhe rangu i tij ishte i barabartë me gjeneralin me dy yje, shkruan Wall Street Journal.

Ky qe momenti kur drejtori i shkoi në zyrë dhe i tha se duhet të kthehet në terren.

Detyra e tij ishte që të zbulonte nëse “sheiku spiun”, mund t’i besohej me disa prej teknologjive më të sofistikuara amerikane.

Sheiku Tahnoon bin Zayet Al Nahyan, këshilltar i sigurisë kombëtare për Emiratet e Bashkuara Arabe, po planifikonte që të qëndronte një prej databazave më të mëdha me inteligjencë artificiale dhe kishte paratë edhe për ta financuar projektin. Me fondin e luftës prej 1.4 trilon dollarësh, Tahnoon po bënte përpjekje që të merrte miratimin e gjigantit të inteligjencës artificiale G42, për të importuar çipat Nvidia.

Mirëpo zyrtarët në Washington ishin të shqetësuar se Pekini po bënte rrugë në Emirate. SHBA-ja kishte siguruar komunikimet se Kina po bënte përpjekje që të vidhte teknologjinë amerikane dhe algoritmet e Inteligjencës Artificiale.

Shefi ekzekutiv i kompanisë G42, Pneg Xiao, kishte shtetësi amerikane, parakusht që të jetë në rrethin e brendshëm të qeverisë së Emirateve.

Gannon shkoi në Emirate me fluturim komercial, duke u prezantuar si zyrtar i ambasadës amerikane.

Për më pak se një vit, Gannon u kthye në Washington, këtë kohë me aeroplanin privat të familjes mbretërore arabe. Ishte i shoqëruar nga sheiku Tahnoon, vëllai i mbretit të Emirateve.

Në një spiunim klasik, zyrtarët e CIA-së siguronin informacione në hije për të informuar zyrtarët politikë në Washington. Në epokën e inteligjencës artificiale, Gannon kishte për detyrë që të përfshihej më thellë për të rrokur në dorë fuqinë më të re botërore.

Ai përfundoi duke spiunuar kompaninë G42 dhe gjithashtu i ndihmoi Emirateve që të spastronte disa probleme të brendshme të cilat ai i zbuloi.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci