Supermodelja Heidi Klum, 53 vjeçe, u shfaq topless në plazh të mërkurën, ndërsa po promovonte bashkëpunimin e saj me kompaninë e ushqimeve "Funny-Frisch". Produkti i ri, i quajtur "Chipsfrisch Roast Chicken Style", mban imazhin e modeles në paketim dhe pritet të dalë në tregjet gjermane duke filluar nga muaji gusht.
Ky bashkëpunim vjen pas deklaratave të Klum-it mbi ndryshimin e perceptimit të saj për trupin, të ndikuar nga bashkëshorti i saj, muzikanti i grupit Tokio Hotel, Tom Kaulitz. Ajo tregoi se Kaulitz e ka inkurajuar të pranojë një figurë më të plotë, duke e këshilluar se do të dukej më mirë me pak më shumë peshë.
Vana Knöpfel, drejtoreshë e marketingut, deklaroi se ky bashkëpunim, i prezantuar fillimisht në festivalin OMR në Hamburg, përfaqëson bashkimin e dy markave të forta të kulturës popullore. Klum-i theksoi se nuk është e interesuar për medikamentet për humbje peshe si Ozempic, duke shtuar se ajo ka shtuar peshë ndër vite dhe ndihet mirë me pamjen e saj aktuale.
Ajo gjithashtu foli për ish-bashkëshortin e saj, Seal, duke mbrojtur pamjen e tij përballë komenteve negative që ai ka marrë në të kaluarën për shkak të gjendjes së lëkurës së tij.
Klum-i, e cila ka qenë pjesë e "Victoria's Secret" dhe gjyqtare në "Project Runway", reflektoi mbi rrugëtimin e saj në industrinë e modës. Ajo theksoi rëndësinë e të qenit e lumtur me veten, pavarësisht pritshmërive të jashtme, duke shtuar se ka arritur të gjejë vendin e saj në këtë industri pavarësisht sfidave.
Burimi: dailymail.com
