Një analizë e publikuar në mars nga Anthropic, kompania që zhvilloi chatbot-in Claude, tregon se ndikimi i inteligjencës artificiale në punësim është më i vogël se sa parashikimet e mëparshme. Sipas raportit, nuk është vërejtur rritje sistematike e papunësisë për punëtorët e ekspozuar ndaj kësaj teknologjie që nga fundi i vitit 2022. Përdorimi i AI mbetet një fraksion i asaj që është teknikisht e mundur, ku Claude mbulon vetëm 33% të detyrave në kategorinë e kompjuteristikës dhe matematikës, ndonëse teorikisht mund të zëvendësonte pothuajse 100% të tyre.
Në maj të vitit të kaluar, ai pretendoi se AI mund të eliminonte gjysmën e vendeve të punës për nivelin hyrës brenda një deri në pesë vjet. Në janar, ai deklaroi se AI mund të bëhej një zëvendësues i përgjithshëm i punës njerëzore, ndërsa në qershor paralajmëroi për rrezikun e një bote me pabarazi të thellë ekonomike.
Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për qendrat e të dhënave, produktiviteti i punës nuk ka shënuar rritjet e pritura. Në fakt, produktiviteti i punës ka qenë më i ngadalshëm në tre vitet e para të epokës së AI-së sesa gjatë bumit të teknologjisë së informacionit që filloi në mesin e viteve 1990. Edhe Sam Altman nga OpenAI deklaroi në maj se nuk beson më në një “apokalips të vendeve të punës”.
Ndërkohë, indeksi Nasdaq, i nxitur nga aksionet e lidhura me AI, ka rënë rreth 8% që nga kulmi i hershëm i qershorit. Disa ekspertë përdorin argumentin “O-ring” për të shpjeguar se për sa kohë AI nuk mund t’i kryejë të gjitha detyrat në mënyrë perfekte, vlera e punës njerëzore mbetet e rëndësishme.
Sfidat për AI mbeten të shumta, duke përfshirë koston e lartë të infrastrukturës dhe dyshimet nëse teknologjia mund të zgjidhë çdo problem ekonomik. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kërkesa për energji nga qendrat e të dhënave pritet të dyfishohet deri në vitin 2030. Për më tepër, ekonomisti Daron Acemoglu vë në dyshim qëndrueshmërinë financiare të kompanive që zhvillojnë këto modele, duke theksuar humbjet e mëdha vjetore.
Burimi: theguardian.com
