Të fundit

Një rrugë në Çair merr emrin e Avni Mulës, në ceremoni mori pjesë edhe Inva Mula

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar se në Komunën e Çairit është përuruar rruga që nga sot mban emrin e kompozitorit dhe artistit të njohur shqiptar, Avni Mula.

Sipas Mexhitit, përurimi është zhvilluar në ditët kur Çairi po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, duke e cilësuar këtë si një moment me simbolikë të veçantë.

“Ky emërtim është një nderim për një personalitet që i dha identitet dhe prestigj kulturës shqiptare. Avni Mula ishte një prej figurave themeluese të muzikës profesioniste shqiptare, një artist që me talentin, punën dhe vizionin e tij e ngriti artin shqiptar në një nivel të ri dhe la pas një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë edhe sot”, ka shkruar Mexhiti.

Ai theksoi se kultura dhe arti kanë qenë ndër shtyllat kryesore të ruajtjes së identitetit kombëtar ndër breza, duke shtuar se emri i Avni Mulës do të mbetet përgjithmonë pjesë e Çairit si shenjë nderimi për kontributin e tij në kulturën shqiptare.

Në ceremoninë e përurimit ishte e pranishme edhe sopranoja me famë botërore, Inva Mula, vajza e Avni Mulës.

“Është kënaqësi e veçantë që në këtë ceremoni kemi mes nesh edhe sopranon me famë botërore, bijën e Avniut, zonjën Inva Mula. Një artiste e madhe që me punën dhe sukseset e saj vazhdon ta çojë përpara trashëgiminë artistike të familjes Mula dhe ta përfaqësojë me dinjitet kulturën shqiptare në skenat më prestigjioze të botës”, u shpreh Mexhiti.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci