Të fundit

Prishtinë: Policia sekuestron 13 armë, zbaton qindra urdhëresa të gjykatës

Policia Rajonale e Prishtinës ka vazhduar aktivitetet për zbatimin e urdhëresave të gjykatës dhe rritjen e sigurisë publike gjatë javës së kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara janë realizuar gjithsej 228 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 52 për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë kryer obligimet e përcaktuara.

Gjatë këtyre aktiviteteve, policia ka ndërmarrë masa edhe në fushën e sigurisë, ku ka sekuestruar 13 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë, në kuadër të kontrolleve në trafik, gjatë së njëjtës periudhë janë shqiptuar 4 mijë e 416 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit. Nga ky numër, 688 kundërvajtje janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë.

Policia Rajonale e Prishtinës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e veprave penale, respektimin e ligjit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci