Të fundit

Pesë alpinistë nga Bosnja humbin jetën në malin më të lartë të Evropës

Pesë alpinistë nga Bosnja dhe Hercegovina kanë humbur jetën në malin Elbrus të Rusisë, pasi u përfshinë nga një stuhi e fuqishme gjatë ngjitjes në majën më të lartë të Evropës.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit kanë arritur të evakuojnë trupat e dy alpinistëve, të cilët u gjetën në një lartësi prej rreth 5 mijë e 350 metrash.

Ndërkohë, trupat e tre viktimave të tjera janë gjetur, por ende nuk janë larguar nga mali për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erërave të forta që kanë penguar operacionet e kërkim-shpëtimit, raporton CNN.

Edhe pse autoritetet ruse fillimisht nuk e bënë të ditur kombësinë e viktimave, mediat ruse raportuan se alpinistët ishin nga Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas mediave boshnjake, grupi prej shtatë alpinistësh vinte nga qyteti Zenicë dhe në mesin e tyre ishte një çift i martuar, si dhe një mjeke që punonte në spitalin lokal.

Mali Elbrus, i cili ngrihet në 5 mijë e 642 metra mbi nivelin e detit, është i njohur për ndryshimet e shpejta të motit dhe kushtet e rrezikshme për alpinistët.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci