Të fundit

Ngufatja, rreziku që kërkon reagim të menjëhershëm, mjeku me apel për qytetarët

Specialisti i Mjekësisë Emergjente, Lulzim Hoti, ka ngritur shqetësimin pas dy rasteve tragjike të humbjes së jetës si pasojë e ngufatjes nga trupat e huaj (ushqimi) në rrugët e frymëmarrjes.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka dhënë këshilla për njohur bazike të dhënies së ndihmës së parë në këso raste.

Ai ka apeluar që qytetarët të kenë së paku trajnime elementare për mbështetjen bazike të jetës (BLS), pasi veprimi i shpejtë në minutat e para mund të jetë vendimtar për shpëtimin e jetës.

Sipas tij, në rastet kur një person ngufatet nga ushqimi, fillimisht duhet të inkurajohet që të kollitet fuqishëm, me qëllim që të largojë trupin e huaj nga rrugët e frymëmarrjes.

Nëse kollitja nuk jep rezultat, Hoti këshillon që personi të ndihmohet me goditje në mes të shpatullave, duke u bërë pesë goditje të forta nga poshtë lart.

Te fëmijët ai rekomandon që të mbështeten në mënyrë të sigurt dhe të kryhet e njëjta manovër.

Postimi i plotë:

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci