Zinedine Zidane është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Francës, duke pasuar Didier Deschamps pas përfundimit të epokës së tij 14-vjeçare në krye të “Les Bleus”.
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo, e prezantoi legjendën franceze në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Paris.
Zidane ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare që shtrihet deri në qershor të vitit 2030.
