Të fundit

Gjykata i shpall të pafajshëm Lushtakun dhe të tjerët për rastin “Drenica 1”

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur i pafajshëm në akuzën për frikësim të dëshmitarëve në rastin për krime lufte, të njohur si “Drenica”.

Të pafajshëm janë shpallur edhe Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari.

Trupi gjykues i ka liruar të gjithë nga të gjitha aktakuzat.

“Nuk është gjetur asnjë provë që do të vërtetonte fajësinë e të pandehurve”, u tha në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të martën.

Lushtaku nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit.

Prokuroria pretendonte se ky grup ka kryer veprat penale të “pengimit të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “frikësim gjatë procedurës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, ata nga qershori 2013 deri në shtator 2015, i kanë detyruar dy dëshmitarë t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”.

Akuzat në rastin “Drenica” lidhen me keqtrajtim të civilëve në Likoc gjatë luftës. Për këtë rast janë dënuar disa persona.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci