Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive të Kryesisë së re, pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti.
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes është miratuar agjenda vjetore e punës dhe plani i aktiviteteve, të cilat pritet të zbatohen së shpejti në të gjitha degët e Aleancës në Kosovë.
Sipas Gjinit, përveç çështjeve organizative, anëtarët e Kryesisë kanë diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.
“Aleanca është e përkushtuar vetëm për një proces politik që garanton stabilitet, përgjegjësi dhe orientim të qartë për Kosovën”, ka shkruar Gjini.
Ai ka theksuar se gjashtë pikat e propozuara nga AAK-ja përbëjnë parime thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare, duke shtuar se ato janë të panegociueshme.
“Sipas tij, kushdo që synon ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme duhet të kuptojë se këto projekte strategjike janë të domosdoshme për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në reagimin e publikuar nga Gjini në Facebook.
