Ministria e Drejtësisë ka nënshkuar një ankes-kontratë me studion ligjore amerikane “Squire Patton Boggs (US) LLP”, për shërbime juridike në tri raste të Abitrazhit Ndërkombëtar.
Në një kontratë të publikuar të martën në platformën e prokurimit publik e-prokurimi, MD-ja njoftoi për lidhjen një ankes-kontrate me firmën amerikane “Squire Patton Boggs (US) LLP” në vlerë të përgjithshme prej rreth 115 mijë eurove.
Kontrata është e përbërë nga tri llote, raporton Paparaci, bazuar në të dhënat publike.
“Në lidhje me shërbime shtesë për përfaqësim në Procedurën e Arbitrazhit, sipas kontratave bazë (nr. prot.06-1440, 06-1441 dhe 06-1442), me qëllim të mbrojtjes së interesave të Republikës së Kosovës, për tri (3) lote – pjesë”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Në këtë kompani punon diplomati amerikan Frank Wisner, ish-emisar i ShBA-së për bisedimet në Vjenë për statusin e Kosovës. Wisner, bazuar në të dhënat e publikuara në uebsajtin zyrtar të kompanisë, ushtron funksionin e këshilltarit.
Sipas të dhënave të publikuara, Squire Patton Boggs (US) LLP, është një kompani ndërkombëtare ligjore me gjithsej 45 zyre në 20 shtete. Ajo u formua në vitin 2014 nga firmat ligjore shumëkombëshe Squire Sanders me Patton Boggs me qendër në Washington D.C.
Kjo kompani ka fituar edhe kontrata të tjera nga institucionet e tjera të Kosovës për mbrojtje në Arbitrazh apo lobim. /Paparaci.com
Mbi rastet e Arbitrazhit, mund të lexoni edhe:
Dëshmitë e Qerimit mund t’ia shpëtojnë shtetit milionat e kërkuar nga Pacolli e Selmani
Përfundojnë procedurat e Arbitrazhit në rastin Selmani, pritet vetëm vendimi
Një avokat malazez angazhohet nga shteti për betejën e Arbitrazhit ndaj Devollit
