Të fundit

Autorja shqiptare promovon librin e saj në Kolegjin e Harvardit

Libri “Barrë dhe Bekim” i autorës shqiptare në Zvicër, Shqipe Sylejmani, u promovua në Kolegjin e Harvardit në SHBA.

Sylejmani filloi promovimin e librit të saj para komunitetit shqiptaro-amerikan me lexime të shkëputura nga novela “Barrë dhe Bekim”, të cilat u shoqëruan me pika muzikore shqiptare të interpretuara në mënyrë të jashtëzakonshme të këngëtares, Arjeta Zuta.

“Këtë promovim libri ia kushtoj gjyshit tim, i cili ndrroi jetë vetëm një ditë më parë, mirëpo që inspiroi këtë vepër dhe vazhdon të jetojë mes rreshtash të këtij libri dhe në mendjet e lexuesve,” u shpreh Sylejmani ne fillimin e ngjarjes promovuese.

Në librin e saj të parë “Barrë dhe Bekim”, ajo shpalos historinë dhe përvojën e saj të migrimit dhe lidhjen me vendin amë.

Shqipe Sylejmani, u lind në Prishtinë dhe nga mosha 4 vjecare jeton në Zvicër. Ajo studioi gazetari dhe komunikim masiv ne Cyrih. Më pastaj filloi të punoj si gazetare në Zvicër dhe në Nju Jork. Nga 2018-ta, është e përfshirë në promovime kulturore, po ashtu është edhe presidente e asociacionit “Kulturwerkstatt: Techno”.

“Eventi ishte tejet mbresëlënës. Mendoj që studentet dhe të ftuarit përfituan nga eventi dhe eksperiencat që Shqipja ndau me ne. Promovimi i librit ishte po aq unik sa dhe libri.” tha Gred Braho, Kryetar i Asociasionit të Studentëve Shqiptar në Harvard.

Në një bashkëbisedim përcjellës, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi çështjet dhe vlerat shqiptare, sfidat e identiteteve paralele, si dhe identifikimin kombëtar. Ndër tjera, Sokol Lushllari nga organizata MAAS BESA tha se është e rëndësishme për të që të ruaj kulturën dhe traditën shqiptare, dhe se duke qenë prezent në ngjarjen promovuese të librit ai dhe të tjerët po ndihmojnë të ruajnë dhe promovojnë atë.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci