Të fundit

Suksesi i radhës për filmin “Zgjoi” – triumfon edhe në një festival në Gjermani

Vetëm pak orë më parë është bërë e ditur se filmi “Zgjoi” ka triumfuar në Francë, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”.

Siç duket sukseset nuk kanë të ndalur për filmin kosovar me regji dhe skenar të Blerta Bashollit.

Së fundmi u njoftua se ky film ka triumfuar edhe në Festivalin e Pavarur të Filmit në Osnabruck të Gjermanisë.

“Zgjoi triumfon në Festivalin e Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë. Këto tri ditë kanë qenë çmenduri”, thuhet në një njoftim të regjisores Basholli.

Sipas regjisores, kështu po promovohet imazhi i Kosovës.

“Çdo çmim që po marrim, është konfirmim i punës së mrekullueshme që ka bërë ekipi. Të gjithë kemi punuar e kemi dhënë shumë për këtë projekt, që është më shumë se projekt për ne. Pa dyshim, që për filma të Kosovës do të dëgjohet akoma e më shumë. Na presin edhe shumë festivale e çmime të rëndësishme”, ka thënë regjisorja e filmit.

Filmi debutues i metrazhit të gjatë, i regjisores Basholli që tregon rrëfimin e Fahrije Hotit që me gjithë pengesat krijon një jetë të re për veten e saj dhe gratë e tjera, në Festivalin e Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë, mori “Çmimin e Paqes”.

Çmimin e pranoi producenti Agon Uka, i cili po qëndronte në Festivalin që është një nga më të vjetrit e më me traditë në Saksoninë e Ulët.

Gjatë këtyre ditëve, ai pati rastin të bashkëbisedojë me publikun që shikoi filmin, por edhe me filmbërës, producentë e njerëz me rëndësi në botën e kinematografisë.

“Është vërtet mbresëlënës të shohësh sesi rrëfimi nga Kosova po arrin të krijojë lidhje me njerëzit, kudo që po shfaqet. Filmi tregon për fuqinë që kanë njerëzit brenda vetes për t’iu bërë ballë situatave të vështira qe mund të hasin. Është për triumfin dhe çdo triumf i ‘Zgjoit’ është triumf edhe i vendit”, ka thënë Uka.

Nga 28 tetori filmi do të shfaqet për publikun e gjerë në kinematë e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë. Biletat tani janë në shitje.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci