Të fundit

Ofroi 10 euro ryshfet policisë, arrestohet shtetasi serb

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas të Serbisë me arsyetimin se personi i ka ofruar ryshfet për mos posedim të vërtetimit të vaksinimit të plotë kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, i arrestuari ka ofruar ryshfet prej 10 euro zyrtarit policor në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në hyrje nga Republika e Sërbisë për në Republikën e Kosovës.

“Me këtë rast i dyshuari G.S. (1964), i ka ofruar ryshfet (10 euro) zyrtarit policor në kabinën e kontrollit, me qëllim të lejimit të hyrjes në RKS edhe për bashkudhëtarin i cili nuk plotësonte kushtet e hyrjes në RKS. Personi i dyshuar është arrestuar nga zyrtarët policorë dhe për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Dhënia e ryshfetit’”, ka raportuar policia e Kosovës.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

 

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci