Skuadra e Ballkanit ka arritur ta mposhtë Prishtinën me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar dje në Suharekë.
“Xhebrailat” zhvilluan një lojë më të mirë gjatë gjithë kohës edhe pse arritën të shënonin vetëm në pjesën e dytë të lojës.
Golin e parë për Ballkanin e shënoi Solomon, kurse për ta siguruar fitoren e vendasve shënoi super Ermal Krasniqi, i cili ka arritur një kuotë prej gjashtë golave.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Bekim Isufi për momentin gjendet në vendin e parë në tabelë me 21 pikë, e ndjekur pas nga Drenica e Gjilani me nga 20 pikë.
