Futbollisti shqiptar që vesh fanellën e Empolit aktualisht në Serie A, Ardian Ismajli, ka dhuruar disa topa futbolli për ekipin e 2 Korrikut nga Prishtina, ku është rritur si futbollist.
Klubi i 2 Korrikut ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, se Ismajli i ka dërguar si dhuratë topat e fundit, ndërsa e ka falenderuar atë publikisht duke shkruar se i bën të lumtur pasi që s’i harron kurrë ata.
“Faleminderit, Ardian Ismajli! Përveç që po na bën krenarë me çdo paraqitje, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, po ashtu po na bën shumë të lumtur që nuk po na harron aspak. Faleminderit edhe një herë, për topat e dërguar!” — thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

