Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se kjo administratë bashkë me të mëhershmet të SHBA-ve mbështetë fuqishëm pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës.
“Mendoj se në këtë rol si përfaqësues special është me rëndësi të bëjë vizitën e parë në Kosovë me të për të treguar unitet, përkushtimin ndaj dialogut, ndaj një të ardhme në të ndritshme si për Serbinë e Kosovën. Jemi takuar me udhëheqësit gjatë vizitës, kemi pasur takime shumë produktive. Në fund të këtij procesi shpresojmë se rezultat do të jetë një zgjidhje që do të jetë e mirë për të dyja”.
Ndërsa kur u pyet në lidhje me Asociacionin, ai tha se nuk duhet të egzistojnë modele të cilat e rrezikojnë sovranitetin e Kosovës.
“Sa i përket krijimit të Asociacionit nuk duhet të egzistojnë modele të cilat e rrezikojnë sovranitetin e Kosovës dhe kjo është çështje e procesit të dialogut”.
Escobar ka theksuar se Amerika nuk është pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, derisa ka bërë thirrje që marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të këtij procesi të respektohen.
