Donjeta Sahatçiu është emëruar nënkryetare e re e Komunës së Prishtinës.
Emërimin e saj e ka ka konfirmuar kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili.
Të mërkurën, kjo parti ka prezantuar emrat e kabinetit për qeverisje me LDK-në në kryeqytet.
Pos Sahatçiut, PDK-ja do të ketë edhe Drejtorinë e Arsimit që do të udhëhiqet nga Besiana Musmurati, ajo e Shërbimeve Publike nga Ilirik Musliu, ajo e Sportit nga Granit Rugova dhe ajo e Bujqësisë nga Plator Gërdovci.
Uran Ismaili i PDK-së ka thënë se drejtuesin e drejtorisë së Kulturës do ta caktojë javën e ardhshme.
Donjeta Sahatçiu, nënkryetarja e re e kryeqytetit, ka falënderuar PDK-në për besimin.

“E vlerësoj guximin e PDK-së dhe aktivistëve që na kanë mbështetur ngushtë në këtë rrugëtim, duke më besuar mua detyrën e nënkryetares për të çuar përpara Prishtinën digjitale dhe të gjelbër. Nuk vi me një bagazh politik siç e dini, jam me një bagazh që kam dhënë në sektorin privat. Kjo më nderon dhe më bën krenare dhe më forcon në stigmat që dua t’i sfidoj”, ka thënë Sahatçiu. /Paparaci.com
