Dy ditë pas mbylljes së afatit kalimtar, skuadra e Barcelonës ka konfirmuar transferimin e sulmuesit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Aubameyang udhëtoi në Barcelonë ditën e fundit të merkatos së janarit ku edhe përfundoi me sukses testet mjekësore, mirëpo zyrtarizimi nga klubi vonoi dy ditë.
Sulmuesi 32-vjeçar do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2025, me opsion largimi të rënë dakord më 30 qershor 2023 dhe do të ketë një klauzolë përfundimi prej 100 milionë euro.
Ha llegado su hora.
¡Bienvenido, @Auba! pic.twitter.com/PGcyG1NsR1
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) February 2, 2022
📞 You’ve got a call from Barcelona pic.twitter.com/7gkcfVwYa2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 2, 2022
