Mason Greenwood është liruar me kusht nga burgu sot, mirëpo hetimet do të vazhdojnë, raportojnë mediat britanike.
Greenwood akuzohet për përdhunim, sulm seksual, kërcënime për vrasje dhe sulm ndaj një 18-vjeçareje.
Greenwoodi është hequr nga lista e skuadrës së Manchester Unitedit për ndeshjet vijuese, pasi klubi hoqi çdo mall me emrin e tij nga faqja e tyre e internetit.
Të martën, Greenwood u hoq edhe nga skuadra e Manchester Unitedit në FIFA 22.
Në një përditësim të lojës, i cili u lëshua në PlayStation, Xbox dhe PC, Greenwood nuk shfaqet në modalitetet offline.
Ai është ende i disponueshëm për t’u përdorur në modalitetin e lojës FIFA Ultimate Team.
Partneri zyrtar i klubit Cadbury ka thënë se Greenwood nuk do të shfaqet në asnjë prej produkteve të tyre të marketingut.
Sponsori TeamViewer njoftoi gjithashtu se ata “po monitorojnë nga afër zhvillimet”.
Gjiganti i veshjeve sportive Nike, i cili siguron këpucët e sulmuesit, ka pezulluar sponsorizimin e tyre me të.
